Nesër vazhdojnë negociatat Greqi-Maqedoni

Maqedonia

Nesër vazhdojnë negociatat Greqi-Maqedoni

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit pritet që të vijojnë ditën e hënë në Bruksel pas dështimeve të mëparshme.

Do të jenë sërish dy ministrat e Jashtëm që do përpiqen të bien dakord, ndërsa të dy palët këmbëngulin në qëndrimet respektive, që i shprehën edhe gjatë bisedimeve të Nju Jorkut, fundjavën e kaluar.

Pas dështimit të radhës, sipas analistëve grekë, janë tre emrat që kanë mbetur mbi tavolinë. Nova, Gorna dhe Severna Maqedonia, përkatësisht “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia veriore”.

Athina, që ka refuzuar propozimin për Republika e Maqedonisë së Ilindenit dhe “Republika e Maqedonisë (Shkup)”, do të preferonte që emri i shtetit të shoqërohej nga mbiemri e Epërme ose veriore.

Por Shkupi, refuzon gjithë formulat e tjera dhe pranon si zgjidhje vetëm referimin ndaj Ilindenit; qëndrim që e përsëriti edhe në bisedimet e Nju Jorkut.

Ndërsa në dy kryeqytetet po bëhet një presion i madh, sidomos nga Uashingtoni dhe Berlini, Athinës i duhet të përballet edhe me reagimet e brendshme.

Pasditen e 6 qershorit do të rinisin edhe manifestimet kundër përdorimit të emrit “Maqedoni” nga fqinji verior.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat