Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

Maqedonia

Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

Më: 27 maj 2018 Në ora: 09:59
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, më 28 dhe 29 maj do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.

Në kuadër të vizitës së tij, Dimitrov më 28 maj do të merr pjesë në darkë pune me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, e organizuar në kuadër të kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së.

Nga MPJ thonë se diskutimet do të fokusohen në procesin eurointegrues të Maqedonisë, zbatimi i agjendës reformuese të qeverisë dhe marrëdhënieve fqinjësore.

Ndërsa më 29 maj, Dimitrov do të ketë fjalim në qendrën për politik në Bruksel (ERS) me temë: “Kontesti i emrit të Maqedonisë: test për zgjerimin e BE-së në Ballkan”.

Dimitrov gjatë qëndrimint të tij në Bruksel do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe disa ministra të Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat