Zyrtari i lartë i LSDM-së, Hadi Osmani, i ka replikuar kreut të LR-PDSH-së Zijadin Sela, për kërkesën që ky i fundit i kishte bërë Ali Ahmetit për përballje në duel, shkruan Fakte. Osmani ka kujtuar Selën se duhet të presë në radhë, pasi që, sipas osmanit, ai është forca e katërt tek shipatrët e Maqedonisë. Ja shkrimi i Osmanit të LSDM-së:
“Sela duhet të presë radhë pas Muhamet Zeqirit dhe Afrim Gashit për t’u përballur me Ali Ahmetin. Ai duhet te pajtohet se pa Vesel Memedin është forca e katërt në skenën politike shqiptare në Maqedoni.” – ka shkruar Hadi Osmani në profilin e tij.