OBRM-PDUKM-ja kërkon dorëheqje nga gjysma e funksionarëve qeveritar

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja kërkon dorëheqje nga gjysma e funksionarëve qeveritar

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:56
Aleksandar Nikollovski

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkon që ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Financave Dragan Tevdovski, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovksi, si dhe ministrat e Punës dhe Politikës Sociale, Ekonomisë dhe Shëndetësisë, të japin dorëheqje.

Nënkryetari i kësaj partie Aleksandar Nikollovski sot në konferencë për shtyp tha se dokumenti “Non Paper” i përgatitur nga vendet anëtare të BE-së, ka konfirmuar atë që thotë opozita.

Ai gjithashtu tha se qytetarët e dijnë se nuk ka pasur reforma dhe përparim.

Përndryshe, në dokumentin “Non Paper” thuhet se nuk janë përmbushur gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve me BE-në. Dokumenti është përgatitur nga disa vende anëtare të BE-së, ndërsa vërejtje përveç për Maqedoninë ka edhe për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat