LSDM: OBRM-PDUKM-ja është e vetmja që nuk dëshiron të sheh sukses në Maqedoni

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja është e vetmja që nuk dëshiron të sheh sukses në Maqedoni

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:52
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, i cili në konferencë për shtyp kërkoi dorëheqjen e disa prej ministrave në qeverinë e Zaevit.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja është partia e vetme e cila nuk dëshiron të sheh përparim në Maqedoni dhe se duhet të kërkojnë falje nga qytetarët për 11 vitet që kanë qenë në pushtet.

“Maqedonia është në rrugën e vërtetë dhe kjo është pranuar edhe nga Evropa, vendet anëtare të BE-së. Derisa Maqedonia është në rrugën e vërtetë, e vetmja që nuk do ta pranojë është OBRM-PDUKM-ja. Ata duhet të shikohen në pasqyrë dhe të gjejnë fajtorin për 11 vitet që larguan vendin nga rruga evropiane”, thonë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se koha e dështimeve në Maqedoni ka përfunduar dhe se shteti po ecë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat