KSHZ lëshon paratë, Azem Sadiku nuk u`a jep vëzhguesve?!

Maqedonia

KSHZ lëshon paratë, Azem Sadiku nuk u`a jep vëzhguesve?!

Më: 26 maj 2018 Në ora: 12:51
Azem Sadiku

Pas përfundimit të proceseve zgjedhore një nga problematikat kryesore që shfaqen pas këtij procesi është pagesa e vëzhguesve dhe gjithë atyre që janë të përfshirë në kryerjen e punës gjatë zgjedhjeve.

Një problematikë të ngjajshme thuhet se e kanë edhe vëzhguesit që ishin pjesëmarës në zgjedhjet lokale në komunën e Studeniçanit.

Edhe përkundër asaj që Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë ka lëshuar mjetete financiare për të bërë pagesën për vëzhguesit në këtë komunë, media jozyrtarisht mëson se kryetari aktual i komunës Azem Sadiku nuk i ka paguar paratë tek vëzhguesit e caktuar edhe pse ato para tashmë janë lëshuar nga KSHZ.

Edhe përkundër asaj që vëzhguesit vazhdimisht i kërkojnë paratë nga Azem Sadiku, ky i fundit duket se nuk ju kthen përgjigje atyre.

Edhe pse fshehja e parave dhe mospagesa në llogari të duhur mund të jetë një vepër penale duket se kryetari i komunës nuk e sheh aspak të arsyeshme këtë obligim ligjorë që të shlyejë borxhin ndaj vëzhguesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat