OBRM-PDUKM: Shteti po zhytet në borxhe, ndërsa qytetarët varfërohen

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shteti po zhytet në borxhe, ndërsa qytetarët varfërohen

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:17
Maqedoni

Partia oopozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se qeveria e LSDM-së po vazhdon ta zhytë shtetin në borxhe dhe t’i varfërojë qytetarët, ndërsa Zoran Zaevi këtë sipas tyre, e mbulon me vendimet e porositura gjyqësore.

Nga kjo parti gjithashtu akuzojnë se interesat kombëtare po shiten, po shkelet Kushtetuta dhe se po ndëryshohet emri i shtetit.

“LSDM po vazhdon me përndjekjen politike në Maqedoni. Shteti i së drejtës është shfuqizuar, ndërsa aktgjykimet politike janë bërë përditshmëri. Përderisa Zoran Zaevi dhe LSDM e shkatërrojnë Maqedoninë, gjykata në mënyrë të verbër zbaton urdhërat politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti rikujtojnë Zoran Zaevin për premtimet parazgjedhore të rritjes së pagës deri në 500 euro dhe deri 100 mijë denarë për mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat