Ahmeti i përgjigjet me ironi Selës për debatin

Maqedonia

Ahmeti i përgjigjet me ironi Selës për debatin

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:05
Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është përgjigjur ftesës së Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët për debat televiziv.

Sela i’a bëri ftesën duke i dhënë mundësi të zgjedh kushtet e debatit, për vendin, kohën, gazetarin dhe televizionin ku do t’a mbanin debatin.

Por Ahmeti i është kundërpërgjigjur se nuk e di kush është opozitë pasi edhe Bilall Kasami është opozitë.

“Po ka shumë lider te shqiptarët, dhe nuk e di me kë me dalë në mejdan. Në opozitë mbetet edhe Kasami. U bëmë gazë i botës dhe turp i botës me dhjetëra parti. Me të vërtetë nuk di njeri si t’i trajtojë, me vjen turp seriozisht kur kemi takime me ndërkombëtarët me dhjetra lider shqiptarë të Maqedonisë”, ka theksuar për Zhurnal, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kujtojmë se për herë të fundit në Maqedoni debat mes kryetarëve shqiptar është mbajtur në vitin 2006 mes kryetarit të PDSH-së dhe BDI-së, Arbër Xhaferi dhe Ali Ahmeti.

Prej atëherë, liderët nuk e kanë gjetur guximin për t’u përballur mes vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat