Nimic: Ende nuk ka marrëveshje për emrin

Maqedonia

Nimic: Ende nuk ka marrëveshje për emrin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 19:33
Nimic

Bisedimet për çështjen e emrit në Nju Jork kanë përfunduar pa ndonjë epilog konkret.

Pas përfundimit të takimit, ndërmjetësi Nimic doli me deklaratë se nuk ka zgjidhje konkrete, por palët janë përcaktuar për të arritur një zgjidhje, ndërkaq do t’i vazhdojnë bisedimet në Bruksel.

“Akoma nuk e kemi zgjidhjen për çështjen e emrit,  por të dyja palët janë përcaktuar mjaft për të gjetur zgjidhjen dhe të punojmë shumë për këtë çështje. Ishin bisedime për të cilat punuam shumë. Të dy ministrat do të shkojnë në Bruksel dhe do të vazhdojnë dialogun në Bruksel. Të dyja palët kanë pozicione të rëndësishme  të çështjeve nacionale, por gjithashtu të dyja palët pranojnë se duhet të gjendet një zgjidhje dhe janë përcaktuar për të arritur këtë çështje”,- deklaroi ndërmjetësi për çështjen e emrit, Metju Nimic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat