Nimetz: Të dyja palët mbrojnë interesat e tyre kombëtare

Maqedonia

Nimetz: Të dyja palët mbrojnë interesat e tyre kombëtare

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:16
Matthew Nimetz

Ndërmjetësi Matthew Nimetz pas bisedimeve dy ditore në mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias, shkurtimisht deklaroi se të dyja palët kanë mbrojtur interesat e tyre kombëtare.

“I kemi mbyllur përafërsisht të gjitha çështjet. Të dyja palët do të bëjnë gjithçka që të gjejnë zgjidhje. Kuptohet, të dyja palët i mbrojnë interesat e tyre kombëtare, por e dinë se është e rëndësishme gjetja e zgjidhjes, tha Nimetz.

Pas deklaratës së shkurtër, ndërmjetësuesin Nimetz tha se nuk do të jap përgjigje për pyetjet e gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat