BDI Gostivar: Me deklarata kontradiktore, Taravari tenton të mbulon dështimet e tij si Kryetar komune

Maqedonia

BDI Gostivar: Me deklarata kontradiktore, Taravari tenton të mbulon dështimet e tij si Kryetar komune

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:47

Kontradiktat në komunikimet publike të Taravarit nuk kanë të ndaluar. Pa ide, projekte dhe zgjidhje konkrete për brengat dhe kërkesat e qytetarëve të Gostivarit, Taravari vazhdon të ketë si adut kryesor prononcimet në media, në të cilat jo rrallë herë paraqitet kontradiktor dhe jo konsistent.

I tillë është rasti edhe me borxhin e trashëguar publik të komunës së Gostivarit. Në nëntor të vitit 2017 në prononcimin për mediat potencoi që borxhi publik ishte 1.5 milion euro. Sakaq, me datë 6 maj të vitit 2018 duke folur për borxhin e komunës deklaroi që borxhi ishte 10 milion euro. Prononcime rreth borxhit publik ka pasur edhe në disa raste duke shpalosur shifra sipas dëshirës momentale të tij.

Deklarimet e tij kontradiktore, nuk mund të perceptohen ndryshe vetëm se tentim dhe alibi për të mbuluar dështimin e tij si Kryetar komune. Kanë kaluar gati shtatë muaj, dhe qytetarët e Gostivarit ende nuk shohin asnjë projekt të realizuar në terren. Në fillim, alibi kishte miratimin e buxhetit komunal, kurse tani pas gati dy muaj me buxhet të aprovuar nga Këshilli komunal në vlerë prej 1 miliard e 55 milionë e 777 mijë denarë, Taravari vazhdon me deklarata demagogjike duke mos realizuar asnjë premtim që e bëri përpara qytetarëve të Gostivarit.

Apelojmë deri te Kryetari i komunës së Gostivarit që të fillon të punon dhe pastaj të dal në publik për të shpalosur rezulltatet. Me deklarata të shpifura, nuk mund të arsyetohen dështimet e njëpasnjëshme që shoqërojnë punën e tij si Kryetar komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat