Xhaferi nuk i përgjigjet Sheshelit, thotë se në Beograd qëndron si zyrtar shtetëror

Maqedonia

Xhaferi nuk i përgjigjet Sheshelit, thotë se në Beograd qëndron si zyrtar shtetëror

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:52
Talat Xhaferi

Nuk kam nevojë t’i përgjigjem askujt, unë nuk jam këtu nga thirrja e ndonjë partie, por në vizitë zyrtare në kuvendin popullor, deklaroi Kryparlamentari i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për mediat serbe, pas akuzave të liderit së Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel se Xhaferi është terrorist.

Shesheli pyeti se në çfarë roli është i ardhur dhe kush e ka thirrur.

Kam qenë i thirrur nga Kryetarja e Parlamentit. Unë jam i përqendruar në arsyen se pse jam këtu, dhe jo të merrem me partinë e Sheshel dhe deklaratat e tij, theksoi Xhaferi.

Xhaferi foli edhe për sulmin e 27 prillit, vitin e kaluar ne Kuvend.

Sa i përket zgjedhjes time si Kryeparlamentar i Kuvendit, historia përsëritet me atë se zgjedhja ime si Ministër i Mbrojtjes, më 2013, njëlloj ishte me protesta.

Zgjedhja ime në Kuvend gjithsesi se ishte legal dhe legjitim, edhe përkundër gjithë procedurave të opozitës së tashme të më ndaloj punën në Kuvend. Nuk e konsideroj veten si person kontrovers, unë zbatoj obligimet e mia ashtu siç më janë dhënë, thotë Xhaferi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat