Raporti i Komisionit Evropian: Ekonomia e Maqedonisë është në rrugën e duhur

Maqedonia

Raporti i Komisionit Evropian: Ekonomia e Maqedonisë është në rrugën e duhur

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Sipas Raportit të Komisionit Evropian, Maqedonia shënon përparim të madh në plotësimin e drejtimeve të Bashkimit Evropian në programin për reforma ekonomike, në krahasim me vendet e rajonit.

Ashtu siç deklaruan nga Ministria e Financave, në raportin e sivjetshëm theksohet se vendi seriozisht e ka përmirësuar vlerësimin e tij në krahasim me vitin e kaluar, gjë që tregon përparim në implementimin e rekomandimeve. Këto të dhëna mund të shihen në grafikonin për përparimin e vendeve në përmbushjen e programit.

Përparimi ka qenë i theksuar në dialogun e sotshëm mes BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, me të cilën kanë marrë pjesë ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e BPRM-së, Anita Angellovska-Bezhoska.

Ky lloj dialogu, ashtu siç ka cekur Tevdovski, na përgatit për pjesëmarrje në koordinimin e politikave ekonomike të BE-së.

Ligji i ri për buxhet, pritet që të miratohet deri në fund të vitit dhe do të përfshij të gjitha reformat në kuptimin e përforcimit të kornizës fiskale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat