Në New York vazhdojnë bisedimet Dimitrov-Kotzias, priten rezultate konkrete për çështjen e emrit

Maqedonia

Në New York vazhdojnë bisedimet Dimitrov-Kotzias, priten rezultate konkrete për çështjen e emrit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:38
Pamje nga takimi

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, sot në New York duhet të vazhdojnë bisedimet me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara për mosmarrëveshjen me emrin, Matthew Nimetz.

Pritet që takimi të nisë në orën 9:30 sipas kohës lokale, ose në orën 15:30 sipas kohës tonë.

Pas takimit pritet që ministrat të japin deklarata. Ajo çka është e ditur është se Maqedonia në këtë pjesë të bisedemive shkoi me propozimin për Republika Ilindenase e Maqedonisë, të cilën publikut ia prezantoi kryeminisitri Zoran Zaev, pas takimit me homologun e tij, Alexis Tsipras, në Sofje.

Ky propozim, megjithatë, sipas mediumeve greke, nuk është i pranueshëm për Greqinë, e cila vazhdimisht kërkon emër me term kohor apo gjeografik.

Greqia, gjithashtu tha se do të bisedoj vetëm rreth katër propozimeve të Nimetz-it: Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Maqedonisë së Epërme, Republika e Maqedonisë së Vardarit dhe Republika e Maqedonisë (Shkupi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat