Reshjet e djeshme shkaktuan përmbytje në disa qytete në Maqedoni

Maqedonia

Reshjet e djeshme shkaktuan përmbytje në disa qytete në Maqedoni

Më: 24 maj 2018 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Shkupi, Kriva Pallanka dhe Shtipi ishin qytetet që në orët e vona të mërkurës në masë më të madhe u përfshinë nga reshjet e dendura të shiut duke shkaktuar varg lumenjsh nëpër rrugët e qytetit.

Në Shkup, përveç bodrumeve të mbushura me ujë, dëm më të madh nga këto reshje pësoi Teatri i Dramës i cili thuajse ishte vërshuar i tëri. Madje, udhëheqësja e teatrit në fjalë ishte detyruar ta ndërpresë shfaqjen që po prezantohej për shkak të ujit që kishte depërtuar në skenë dhe në gjithë objektin në fjalë.

Për shkak të dëmeve të shkaktuara, Teatri i Dramës dhe objektet për rreth kishin mbetur pa energji elektrike ndërkohë që janë ndërmarrë të gjitha masat për riparimin e dëmeve.

Nga Enti hidrometeorlogjik paralajmëruan se edhe sonte priten reshje dhe bubullima por më intensive do të jenë në pjesët jugore dhe juglindore të vendit. Ndërkohë,moti me diell pritet të na shoqëroj prej ditës së nesërme me temperaturë deri në 30 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat