Zaev dhe Borisov për herë të parë së bashku vendosin lule tek varri i Shën Kirilit

Maqedonia

Zaev dhe Borisov për herë të parë së bashku vendosin lule tek varri i Shën Kirilit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:26
Zoran Zaev dhe Boyko Borisov

Delegacion i Maqedonisë dhe Bullgarisë të udhëhequr nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov, sot në Romë kanë marrë pjesë në vendosjen e luleve tek varri i Shën Kirili dhe Metodi.

Për herë të parë dy kryeministrat janë përkulur para varrit të Kirilit dhe Metodit, ndërsa kryeministri bullgari i ka thënë Zaevit që së bashku duhet të festojnë në vend që të zihen.

Kryeministri Zaev ka udhëhequr delegacionin shtetëror në Itali në nder të manifestimit “Maqedonia për nderë të Shën Kirilit”.

Sot delegacionet e Maqedonisë dhe Bullgarisë do të marrin pjesë edhe në hapjen e programit të përbashkut artistiko-kulturor, i organizuar nga ministritë e kulturës të të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat