Rritet niveli i ujërave në lumenjtë dhe liqenet në Maqedoni

Maqedonia

Rritet niveli i ujërave në lumenjtë dhe liqenet në Maqedoni

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:47
Shkup

Për shkak të reshurave të dendura të shiut në ditët e fundit, është rritur niveli i ujrave të lumenjve në disa vende.

Vardari në Jegunovcë, Zajçev Rid e Demir Kapi, Pçinja te Banja e Katllanovës shënon rritje më të madhe të nivelit në këto ditë.

Rritje të nivelit të ujit ka edhe lumi Bregallnica në Berovë e Shtip, pastaj Susheva në Strumicë, Lumi i Zi në Novaci, Sateska në Botun dhe lumi Radoka te Ura e Boshkos.

Nga Enti Hidro-Meteorologjik thonë se një rritje minimale e nivelit të ujit është regjistruar edhe në liqenet Ohrit, Prespës e Dojranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat