Mbi 8000 shtetas të Maqedonisë “pushtojnë” Greqinë

Maqedonia

Mbi 8000 shtetas të Maqedonisë “pushtojnë” Greqinë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:31
Pika kufitare

Sipas të dhënave të policisë kufitare, nga mesnata, nëpër vendkalimin kufitar në Bogorodicë, për në Greqi janë nisur gjithsej 12.200 udhëtarë, nga të cilët, vetëm në dalje janë regjistruar 10.394.

Nga ky numër 8500 janë shtetas të Maqedonisë, e pjesa tjetër janë të Serbisë.

Mile Teshev, shef i policisë në vendkalimin kufitar raporton se po punohet me kapacitetin e plotë njerëzorë dhe infrastrukturorë për t’i kënaqur nevojat e të gjithë atyre që janë nisur drejt Greqisë, në këto ditë feste.

Në shfrytëzim janë të gjithë gjashtë korsitë rrugore, vetëm njëra nga të cilat është për automjete transportuese, kurse tjerat janë për vetura.

Pritjet e udhëtarëve nuk zgjatin më shumë se 30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat