Ahmeti takon zyrtarin e lartë amerikan: Koha për zgjidhje të emrit

Maqedonia

Ahmeti takon zyrtarin e lartë amerikan: Koha për zgjidhje të emrit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:26
Ali Ahmeti është takuar me mysafirin e lartë nga Washingtoni, Met Pallmer

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti është takuar me mysafirin e lartë nga Washingtoni, Met Pallmer, ud zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit.

Në takim u diskutua për negociatat midis Shkupit dhe Athinës si dhe mundësitë për mbylljen e kontestit me emrin në mënyrë që të zhbllokohen dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë.

Sipas kumtesës dërguar mediave nga kjo parti, Ahmeti theksoi se BDI mbështet mbylljen e menjëhershme të çështjes dhe është kontribuese në arritjen e kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët.

“Kompromisi i menjëhershëm na mundëson marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Pikërisht integrimi euro-atlantik i Maqedonisë është prioriteti ynë sepse garantohet paqa, stabiliteti dhe siguria, por edhe hapen perspektiva të reja dhe konkrete ekonomike”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat