Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:37
Ilustrim

Është ditë festash dhe qytetarët e Maqedonisë udhëtojnë në rajone të ndryshme brenda vendit, për të kaluar disa çaste të këndshme pushimi. Në raste të këtilla, kujdesi në komunikacion është çështja kryesore që qytetarët duhet ta kenë parasysh.

Komunikacioni rrugor zhvillohet në rrugë me lagështi, si rezultat i të reshurave të dendura të natës.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) udhëzon shoferët të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën. Kujdes duhet të kenë ata shoferë që vozitin nëpër gryka mali, sepse mund të ketë rrokullisje gurësh dhe rëshqitje dheu.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat