LSDM: Me ikjen nga seanca, “VMRO-DPMNE” dëshmoi se nuk mendojnë për qytetarët - Bota Sot
LSDM: Me ikjen nga seanca, “VMRO-DPMNE” dëshmoi se nuk mendojnë për qytetarët

Maqedonia

E shtunë, 23 qershor 2018

LSDM: Me ikjen nga seanca, “VMRO-DPMNE” dëshmoi se nuk mendojnë për qytetarët

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

“Me braktisjen e seancës parlamentare, VMRO-DPMNE konfirmoi edhe një herë se është parti jo serioze dhe nuk mendon për qytetarët”, kanë reaguar nga LSDM-ja në pushtet, menjëherë pas braktisjes së sallës së parlamentit nga ana e deputetëve opozitar, në shenjë revolte për dënimin të ish liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“VMRO-DPMNE u largua sot nga përballja e drejtpërdrejtë me argumentet në Kuvend dhe ulëshoi seancën plenare ku u diskutoheshte për çështje të rëndësishme për qytetarët”.- thuhet në kumtesën e lëshuar për mediat nga ana e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu informojnë se sonte në sevisin publik të Maqedonisë do të ketë edhe mjë duel publik në mes liderëve të dy partive më të mëdha në vend, Zoran zaev dhe Hristijan Mickoski.

“Të njëjtën ditë, lideri i LSDM-së dhe kryeministri i vendit Zoran Zaev do të ballafaqohet në një duel televiziv me Hristijan Mickoski, diçka që nuk ishte e mundshme në 11 vitet e fundit në Maqedoni”, thuhet në kumtesë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test