Bexheti: Nëse nuk zgjidhet çështja e emrit për Maqedoninë s’ka aderim në NATO

Maqedonia

Bexheti: Nëse nuk zgjidhet çështja e emrit për Maqedoninë s’ka aderim në NATO

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:00
Nuri Bexheti

Analisti dhe historiani Nuri Bexheti ka thënë se qeveria maqedonase është shumë afër zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë.

Në Info Magazine ai ka potenuar se ka edhe variante të tjera sa i përket vendosjes së emrit, ndërsa ka theksuar se nëse tani nuk zgjidhet kjo çështje, për Maqedoninë nuk ka aderim në NATO.

”Konflikti për emrin ka histori të gjatë, në opinionin publik është krijuar një temë se Maqedonia është fajtore, por në fakt Greqia ka qenë ajo fajtorja sepse nuk është pajtuar me kompromise”.

”Varianti më i mirë do të ishte Republika e Re e Maqedonisë, por presioni ndërkombëtarë i të fortëve është shumë i madh kësaj radhe pasi Qeveria e Maqedonisë, i ka varur mendtë të zgjidh këtë problem”.

”Kjo sepse stabilizon Maqedoninë dhe jep datën për çeljen e negociatave për BE-në”.

”Konteksti për emrin do të ketë zgjidhje, interesi i shqiptarëve është të zgjidhet çështja e emrit. Është interes i jashtëzakonshëm i qytetarëve të cilët jetojnë në Maqedoni”.

”Tek rasti i Maqedonisë problemi është më kompleks. Vet popullsia sllavishfolëse që sot e ndjen veten maqedon, me një prezencë më të madhe dhe influencë në rritje të shqiptarëve dhe me një interes të jashtëzakonshëm të aktorëve të fundit”.

”Rrisku që ka marr përsipër kryeministri i Maqedonisë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi është shumë i madh. Ne japim mundësi forcave nacionaliste të fitojnë është më e madhe, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit”.

”Ka pasur provokime të jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë. Zgjidhja e emrit hap perspektiva. Qeveria ka rrezikuar dhe vendosur krejt lojën e fatit të vet në këtë pikë”. Qeveria ka premtuar aderim ne NATO dhe hapje te negociatave, nëse s’ka zgjidhje emri s’ka asnjë nga të dyja”.

”Ky dënim ka hallka të tjera, nuk ka vendim të prerë. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të vetmit që e vendosin çështjen e emrit”.

”Shqiptarët nuk janë vendimtarë. Ata vazhdimisht po kundërshtojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat