Angellov: Maqedonia e përkushtuar për të arritur një zgjidhje për çështjen e emrit

Maqedonia

Angellov: Maqedonia e përkushtuar për të arritur një zgjidhje për çështjen e emrit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:58
Darko Angellov

Ambasadori i Maqedonisë në Athinë, Darko Angellov thotë se Maqedonia do të mbetet e përkushtuar në procesin e bisedimeve për çështjen e emrit, deri sa të arrihet përparim.

Në deklaratën e tij për mediat greke, Angellov nuk dha ndonjë koment për thelbin e bisedimeve, pasi që, sipas tij, këto bisedime janë në një çast delikat.

“Vendi im, qeveria ime është e përkushtuar, dhe vazhdimisht aktive në proces në gjashtë muajt e kaluar, por edhe në të ardhmen. Mbetemi të përkushtuar në proces, deri në çastin e fundit kur do të ketë mundësi për të arritur zgjidhje”, tha Angellov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat