Franca inkurajon Maqedoninë dhe Greqinë për të gjetur zgjidhje për emrin

Maqedonia

Franca inkurajon Maqedoninë dhe Greqinë për të gjetur zgjidhje për emrin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:02
Franca inkurajon Maqedoninë dhe Greqinë për të gjetur zgjidhje për emrin

Franca sot ka dërguar mbështetje për Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë, për vazhdimin e hapave drejt tejkalimit të kontestit të emrit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Evrpës dhe Punëve të Jashtme të Francës, Anjes fon der Mill, në një komunikatë thekson se Franca mbështet hapat e Shkupit dhe Athinës, në koordinim me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz.

“Në periudhën kur bisedimet janë në fazë të përparuar, Franca inkurajon qeveritë e dy vendeve të mbajnë vendosmërinë e tyre për të gjetur marrëveshje për kontestin shumëvjeçar. Kjo është në interes të të dy vendeve, rajonit dhe Evropës”, thuhet në deklaratën e zyrtarit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat