Maqedoni, refuzohet kërkesa e opozitës për heqjen e akcizës së dizelit

Maqedonia

Maqedoni, refuzohet kërkesa e opozitës për heqjen e akcizës së dizelit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:58
Ilustrim

Shumica parlamentare nuk e ka mbështetur propozimin e OBRM-PDUKM-së opozitare që të shfuqizohet akciza plotësuese prej 3 denarëve për dizelin, që Qeveria e miratoi më 1 janar të këtij viti.

Në seancën e sotme, opozita përsëriti qëndrimin se kjo masë negativisht ndikon ndaj qytetarëve, sidomos ndaj transportuesve.

Ndërsa pushteti nga ana tjetër pohonte se me paratë e grumbulluara, kthehen borxhe të vjetra dhe realizohen projekte në dobi të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat