VMRO e quan politik dënimin e Gruevskit - Bota Sot
VMRO e quan politik dënimin e Gruevskit

Maqedonia

E martë, 14 gusht 2018

VMRO e quan politik dënimin e Gruevskit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:27
Nikolla Gruevski

VMRO-DPMNE-ja, vendimin e sotëm gjyqësor ndaj ish kreut të partisë Nikolla Gruevski e konsideroi si të vendim të porositur politik.
Nga kjo parti bënë krahasim me vendimin gjyqësor të dy ditëve më parë për rastin “Mitmarrja” kur kryeministri Zoran Zaev u shpallë i pafajshëm. Më herët, deputetët e VMRO-së, në shenjë proteste për vendimin ndaj Gruevskit lëshuan seancën e Kuvendit.

“Gjykata e zbatoi atë të cilën Zoran Zaevi e paralajmëroi. Sot pamë se si funksionon gjykata politike dhe si shqiptohen gjykime politike. E pamë në vepër martesën jorpincipiele mes pushtetit të Zaevit dhe gjykatës. Para dy ditësh prokuroria dhe gjykata, organet më të larta për barazi në drëjtësi dhe në shtetin e së drejtës e liruan nga akuza Zoran Zaevin duke i bindur qytetarët se atë që e panë në incizime se si kërkon para, në fakt nuk e kanë parë. E rikualifikuan aktakuzën dhe e liruan nga përgjegjësia njëjtë si njoftuan rikualifikim të aktakuzës për masakrën në Liqenin e Smillkovës dhe si i liruan të dënuarit për Sopotin” – deklaroi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test