Gruevski thyen heshtjen, kërkon kryelartësi nga mbështetësit e tij

Maqedonia

Gruevski thyen heshtjen, kërkon kryelartësi nga mbështetësit e tij

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:50
Nikolla Gruevski

Pas një heshtje disaorëshe, Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i vendit dhe ish-lider i OBRM-PDUKM-së, theu heshtjen pas shpalljes së vendimit për dënimin e tij me dy vite burg, për lëndën “Tanku”.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Gruevski shkruan se duhet mbajtur kokën lartë, dhe se ky është vendi i qytetarëve.

“Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat.

Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira.

Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër.

Ju vendosni. Të jetoj Republika e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat