Treni i BE-së me ambasadorin Zhbogar dhe ministrat Osmani, Angjushev dhe Sugareski në Veles dhe Çashka dhe prapa

Maqedonia

Treni i BE-së me ambasadorin Zhbogar dhe ministrat Osmani, Angjushev dhe Sugareski në Veles dhe Çashka dhe prapa

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:31
Treni i BE-së me ambasadorin Zhbogar dhe ministrat Osmani, Angjushev dhe Sugareski

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zëvendëskryeministrat në Qeverinë, Koço Angjushev dhe Bujar Osmani, si dhe ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot me tren të BE-së nga Shkupi arritën dhe i vizituan edhe stacionet hekurudhore në Veles dhe Çashkë, që janë pjesë e projekteve që janë rikonstruktuar me mjete të BE-së.

Rrugës u është bashkangjitur edhe kryetari i Velesit, Ace Kocevski, ndërsa në Çashkë i ka pritur kryetari Goran Stojanovski.

Në stacionin hekurudhor në Veles, të ftuarit janë njoftuar me historinë e pasur dhe të gjatë të hekurudhës në Maqedoni, sidomos stacioni hekurudhor në Veles. Treni i parë i tërhequr me lokomotivë me avull në stacionin në Veles ka arritur më 9 prill të vitit 1873, saktë para 134 viteve, ndërsa e ka ndërlidh Maqedoninë me pjesën tjetër të botës.

Ambasadori Samuel Zhbogar deklaroi se sot ka ardhur në Veles dhe Çashkë të shohë disa nga investimet e shumta të BE-së në Maqedoni, kësaj radhe në transport.

Ai informoi edhe se deri më tani në Maqedoni ka investuar afërsisht 250 milionë euro në transport.

“Lajmi i mirë është se do të vazhdojmë të investojmë në sferën e transportit dhe në të ardhmen, që do të thotë se do të ketë projekte të këtilla në të ardhmen edhe atë në përmirësim të hekurudhës edhe në përmirësim të transportit. Gjithë kjo për shkaqe që të shohim se hekurudha gjithnjë e më shumë bëhet mjet transporti për të ardhmen, për shkak se kjo është mënyra më e pastër dhe më e pagueshme e transportit”, potencoi Zhbogar.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dha dhjetëshe të pastër për Korridorin 10 dhe riparimin e 10-të stacioneve në vend.

“BE në të vërtetë është e para që gjithmonë ka ditur t’i targetojë nevojat e këtij shteti. Gjithashtu edhe “dhjetëshe” për qytetarët dhe tatim-paguesit e vendeve-anëtare të BE-së, të cilët këto para as nuk i huazojnë, nuk i japin si kredi, por si grant”, tha mes tjerash Osmani.

Zëvendëskryeministri Koço Angjushev, në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Maqedonisë, iu falënderua BE-së dhe të gjithë tatim-paguesve në vendet e BE-së për ndarje të një pjese të mjeteve të tyre për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve në Maqedoni.

Ai potencoi se kjo është pjesë më e vogël nga ajo që e jep BE-ja si grant të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat