Mbrojtja e Gruevskit do të dorëzojë ankesë serioze ndaj aktgjykimit për rastin”Tanku”

Maqedonia

Mbrojtja e Gruevskit do të dorëzojë ankesë serioze ndaj aktgjykimit për rastin”Tanku”

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

Avokati i Nikolla Gruevski, Dimitar Dangov pas shpalljes së aktgjykimit para Gjykatës Penale tha se janë të pakënaqur dhe paralajmëroi se do të dorëzojë ankesë serioze për shkak të një vendimi të tillë.

“Si mbrojtje në këtë lëndë na vjen shumë keq që Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk e pranoi argumentin tonë të fuqishëm që me lehtësi do ta çonte këtë gjykatë gjatë shqiptimit të aktgjykimit të sjellë vendim për lirim. Dhe jo vetëm atë, të sjellë, nëse ashtu ju pëlqen, edhe gjykim refuzues”, tha Dangov,

Sipas tij, nuk ekzistojnë kushte për përndjekje penale për asnjë nga të pandehurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat