Avokati i Gruevskit paralajmëron ankesë serioze ndaj vendimit për dënimin e klientit të tij

Maqedonia

Avokati i Gruevskit paralajmëron ankesë serioze ndaj vendimit për dënimin e klientit të tij

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:38
Nikolla Gruevski

Avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dangov ka paralajmëruar ankesë serioze në lidhje me aktgjykimin e sotëm ndaj klientit të tij.

Ai tha se i vjen shumë keq që Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk e pranoi argumentimin e fuqishëm që do të kishte për epilog nja aktgjykim lirues për Gruevskin.

Dangov shprehet se nuk ka kushte për ndjekje penale në asnjë akuzë ndaj Gruevskit.

Përndryshe, Gruevski u shpall fajtor në lidhje me blerjen e mercedesit luksoz dhe u dënua me dy vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat