Haki Aziri: Jam keqtrajtuar derisa të mësojë përmendsh çfarë duhet të them para gjykatës

Maqedonia

Haki Aziri: Jam keqtrajtuar derisa të mësojë përmendsh çfarë duhet të them para gjykatës

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:58
Haki Aziri

Me dëshminë e të akuzuarit Haki Aziri sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra” me të cilin tani udhëheq Prokuroria Speciale.

Aziri në dëshmi tha se posedon makinë “Mazda 626”, ka kryer ushtrinë dhe di të përdorë armët, si dhe më 12 prill mendon se është parë me Ali Demirin, ndërsa siç i kujtohet atë natë ka qenë në Haraçinë.

“Jam arrestuar më 1 maj dhe kam qenë i maltretuar. Unë deri në atë moment nuk e kam ditur pse jam arrestuar. Më rrahën dhe më thanë se unë kam kryer vrasje. Më mbajtën derisa më mësuan se çfarë të them ku të dal para gjykatës. Nëse dikuj tjetër ia kishin bërë atë që ma bënë mua, do të pranonte jo vetëm vrasje, por edhe gjithçka tjetër”, tha para gjykatës Haki Haziri.

I pyetur se si nga dëshmitarë i mbrojtë është bërë i akuzuzar, Haki Aziri tha se nuk e ka ditur se ka qenë dëshmitarë i mbrojtur.

Ndërsa prokurorja Fatime Fetai kërkoi që të lëshohet inçizimi i deklaratës së Azirit më 7 maj para prokurorit publik dhe më pas të vazhdohet me marrjen në pyetje.

Gjykatësja vendosi që të shkohet në pauzë dhe në pas të vazhdohet me pyetjet e Prokurorisë Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat