Do të ndërtohet sistemi për ujitjen e fushës së Pollogut

Maqedonia

Do të ndërtohet sistemi për ujitjen e fushës së Pollogut

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:06
Ilustrim

Hidrosistemi Raven-Reçicë për ujijtjen e Fushës së Pollogut së shpejti do të filoojë të ndërtohet. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në takimin e rregullt me gazetarë theksoi se Qeveria në seancën e fundit ka marrë vendim më transferimin e tokës nga bujqësore në ndërtimore me qëllim që të filoojë realizimi i projektit.

“Në seancën e fundit Qeveria mori vendim për dhënien e pëlqimit për ridestinim të vazhdueshëm të tokës bujqësorë në ndërtimore për përpunimin e Projektit për infrastrukturë për ndërtimin e gypsjellësit kryesor për ujitjen në rajonin e Pollogut që do të mbulojë më shumë komuna”, theksoi Hoxha. 

Ky projekt do të kalojë nëpër 4 komuna në Pollog, përkatësisht projekti për ujitje do të përfshihet prej fshatit Raven deri në Reçicë të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat