Ibraimi: Rikonstruimi i Qeverisë jo për shkaqe kualitative, por politike - Bota Sot
Ibraimi: Rikonstruimi i Qeverisë jo për shkaqe kualitative, por politike

Maqedonia

E mërkurë, 22 gusht 2018

Ibraimi: Rikonstruimi i Qeverisë jo për shkaqe kualitative, por politike

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:03
Ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev mbrëm i ka dorëzuar edhe emrat e ri në kabinetin e tij qeveritar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Pritet që seanca për reformimin e Qeverisë të mbahet më 1 qershor, kur është edhe përvjetori i zgjedhjes së qeverisë aktuale të Maqedonisë, e udhëhequr nga Zoran Zaev.

Analisti politik Selim Ibraimi për Zhurnal ka theksuar se ky riformatim i Qeverisë së Kryeministrit Zoran Zaev nuk do të sjellë kualitetet në aspekt të qeverisjes sepse riformatimi sipas Ibraimit është bërë për shkaqe politike. 

“Në fakt ky riformatim i ri i Kabintetit Zaev në parim nuk do të sjell në kualitet të ri në aspektin e qeverisjes por është më tepër i karakterit politik për të pasur një shumicë parlamentare në çështjet që Maqedonisë i duhen siç janë ndryshimi i emrit, dhe arritjes së shumicës ekstreme parlamentare të mbi 82 votave të cilat nevoiten për ndryshime edhe të kushtetutës. Kyçja e partive të reja në kabinetin e tij nuk mund të jenë gjë tjetër përveç kënaqjes së apetiteve personale e klanore”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi. 

Gjatë ditës së djeshme dolën informacione se kush do të jenë zëvendësministra në disa dikastere. Në vend të Arbër Ademit, në arsim zëvendës ministër do të propozohet deputeti i LSDM-së, Petar Atanasov, ndërsa si zëvendës ministër në Ministrinë e punëve të jashtme përmendet emri i ish kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski. I lirë është edhe vendi i zëvendësministrit të shëndetësisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test