Kovaçev: Nëse Maqedonia e Ilindenit aludon në ASNOM atëherë nuk e pranojë propozimin

Maqedonia

Kovaçev: Nëse Maqedonia e Ilindenit aludon në ASNOM atëherë nuk e pranojë propozimin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:53
Andrej Kovaçev

Propozimi Republika e Maqedonisë së Ilindenit na ka befasuar, ndërsa askush nga nuk është konsultuar. Shumë është e rëndësishme interpretimi i saj, nëse do të aludoj në Ilindenin e parë ose Ilindenin e dytë komuniste (ASNOM), deklaroi për AIM eurodeputeti Andrej Kovaçev.

Sipas Kovaçev, mosmarrëveshja e gjatë për emrin mund të zgjidhet vetëm nëse të dyja palët, Maqedonia dhe Greqia, vendosin të ndalojnë.

Për eurodeputetin bullgar, emri më i pranueshëm do të jetë Republika e Maqedonisë (Shkup), duke pasur parasysh se kërkesa greke për një përcaktim gjeografik ose përcaktim kohor është i qartë.

Vlerësimi i tij është se për shkak të Qeverisë së Gruveskit, Maqedonia ka humbur 11 vite dhe asgjë s’ka bërë për zgjidhjen e kësaj çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat