Katrougalos: Pa revizionin e Kushtetutës nga fqinji, marrëveshja nuk do të vi në Kuvendit të Greqisë

Maqedonia

Katrougalos: Pa revizionin e Kushtetutës nga fqinji, marrëveshja nuk do të vi në Kuvendit të Greqisë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:05
Panos Kammenos

Me Kammenos nuk kemi pozicione të ndryshme, tha ministri alternativ për punë të jashtme Georgios Katrougalos, duke komentuar deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur dhe partnerit të koalicionit në qeverinë e Greqisë, Panos Kammenos.

Në deklaratën për media, pas konferencës në Athinë, shefi alternativ i diplomacisë nuk dha koment direkt, në lidhje me atë se Nikos Kotzias se në mënyrë indirekte e ka refuzuar propozimin “Republika Maqedonia e Ilindenit”, duke deklaruar në SHBA se duhet të pranohet një emër nga propozimet e Mathhew Nimetz.

Në pyetjen gazetarit nga AIM, se a është ende optimist dhe se tani po lëvizet vetëm me optimizëm për zgjidhjen, ministri alternativ i diplomacisë greke, e përsëriti deklaratën metaforike të Tsipras se “para neve kemi 100 metrat e fundit të maratonës, por ato 100 metrat janë më të vështirat”.

Jam optimist, por në asnjë mënyrë nuk e kemi marrëveshjen në xhep, tha Katrougalos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat