Zuckerberg: Një numër i madh lajmesh të rrejshme vijnë nga Maqedonia

Maqedonia

Zuckerberg: Një numër i madh lajmesh të rrejshme vijnë nga Maqedonia

Më: 23 maj 2018 Në ora: 09:54
Mark Zuckerberg, pronari i “Facebook”

Mark Zuckerberg, pronari i “Facebook”, ka dalë para deputetëve të Parlamentit Evropian (PE), ku ka folu rreth çështjes së lajmeve të rrejshme.

Ai ka thënë se një numër i madh lajmesh të rrejshme vijnë nga Maqedonia, duke shtuar se rrjeti social që drejton tashmë ka ndaluar një numër të madh faqesh që publikojnë lajme të rrejshme.

Zuckerberg kërkoi falje për skandalin me agjencinë “Cambridge Analytica”, dhe ndikimi i skandalit mbi rreth 2,7 milionë qytetarëve të BE-së.

Njiherit, ai tha se Facebook është i rëndësishëm për evropianet, duke kërkuar falje që nuk ka bërë mjaftueshëm për të penguar keqpërdorimet e platformës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat