Skadon afati i konkursit për Shkollën për liderë të rinj të presidentit Ivanov për vitin 2018

Maqedonia

Skadon afati i konkursit për Shkollën për liderë të rinj të presidentit Ivanov për vitin 2018

Më: 22 maj 2018 Në ora: 22:27
Gjorjge Ivanov

Afati i konkursit për Trajnimin e nëntë ndërkombëtar të liderëve të rinj, që nën mbikëqyrje të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorjge Ivanov do të mbahet nga 20 gushti deri më 31 gusht në Ohër skadon nesër.

Programi është i paraparë për të rinj me arsim të lartë të cilët kanë dëshirë përmes aftësive të një lideri të kontribuojnë për zhvillim pozitiv të shoqërisë dhe rrethinës në të cilën jetojnë dhe punojnë. Siç theksohet në konkursin e publikuar, programi i shkollës përfshin ligjërata dhe ushtrime praktike për lidership, me ligjërues eminentë nga vendi dhe nga jashtë, ndërsa mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në konkursin i cili është i hapur deri nesër – 23 maj, mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga Republika e Maqedonisë dhe mërgimtarët tanë të cilët jetojnë jashtë vendit. Kushtet për konkurrim, parashohin që aplikuesit të njohin shkëlqyeshëm gjuhën angleze, të kenë mesatare 8,5 ose më të lartë në studimet diplomike, ndërsa përvoja e punës më së paku prej një viti do të vlerësohet si përparësi.

Aplikacioni, i cili duhet të dorëzohet deri te Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë, duhet të përmbajë biografi, letër të shkurtër motivuese, kopje të vërtetimit  të notave për provimet e përfunduara, vërtetim për shkallën e përparuar të njohjes së gjuhës angleze dhe dy rekomandime. Shkolla për liderë të rinj për herë të parë ishte organizuar nga fundi i gushtit të vitit 2010 në Ohër. Në tetë vitet e kaluara në këtë shkollë morën pjesë rreth 320 persona të rinj me përcaktim të ndryshëm akademik dhe profesional. Pjesëmarrësit në shkollat e deritanishme  janë organizuar në Asociacione Alumne – ISLAA, e regjistruar si shoqatë e veçantë, ku përmes organizimit të seminareve, panel diskutimeve, ligjërata dhe pjesëmarrje në ngjarje rinore, vazhdon zhvillimi i diturive dhe aftësive i pjesëmarrësve të deritanishëm të shkollës. /koha.mk/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat