Lazarevski mund të kandidoj për drejtor të OTA-s

Maqedonia

Lazarevski mund të kandidoj për drejtor të OTA-s

Më: 22 maj 2018 Në ora: 20:38
Gjorgji Lazarevski

Informatori Gjorgji Lazarevski, nën shërbimin e së cilit ishin zbuluar përgjimet e bisedave telefonike të shumë funksionarëve qeveritar të cilat zbuluan korrupsion në këtë fushë të OBRM-PDUKM-së, mendon që të kandidojë për drejtor i sapo të formuar Agjencisë Teknike Operative (ATO)

“Nuk kamë vendosur, por mund të paraqitem në konkurs për drejtor të ATO-s, por tani në këtë moment nuk mund t’ju them asgjë. Qëllimi im është të kthehem në MPB, sepse u largova nga MPB për t’i mbrojtur bombat. Dihet sigurt se këtë e bëra për shkak të bombave, por tanë nuk ka asnjë përpjekje që këtë sakrifikim timin ta rregullojnë”, tha sot Lazarevski.

Ai dhe kolegu i tij Svonko Kostovski, janë nominuar për çmimin “gazetarët, tregues dhe mbrojtës të informimit të drejtë” nën mbulimin e Parlamentit Evropian. Aplikimin e ka ngritur organizata “Transparency International”. Lazarevski dhe Kostovski janë në listën e ngushtë me themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat