Faton Selami nga Lëvizja Besa sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë

Maqedonia

Faton Selami nga Lëvizja Besa sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:51
Faton Selami

Lëvizja Besa në Qeveri do të ketë edhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

Për këtë pozicion është nominuar juristi nga Tetova, Faton Selami i cili aktualisht është i angazhuar në zyrën e Avokatit të Popullit në Tetovë.

Përveç Selamit Lëvizja Besa do të ketë edhe ministrin e Kulturës ku është nominuar Asaf Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat