Paralajmërohet mot i ligë gjatë dy ditëve të ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Paralajmërohet mot i ligë gjatë dy ditëve të ardhshme në Maqedoni

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:45
ilustrim

Mot i ndryshueshëm dhe jostabil paralajmërohet nesër dhe pasnesër, ndërsa në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, stuhi dhe bubullima.

Proceset lokale do të jenë më intensive me shi të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike dhe kushte për fenomene të izoluara nëpër qytete.

Temperaturat ditore do të lëvizin prej 18 në 29 gradë celcius.

Ndërsa nga e premtja, moti do të jetë më i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë, dhe pasdite do të ketë reshje të pakëta shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat