“Qeveria do të tentojë të merr hua për Jugohromin”, për vendosjen e filtrave

Maqedonia

“Qeveria do të tentojë të merr hua për Jugohromin”, për vendosjen e filtrave

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:34
Qeveria

Qeveria nëpërmjet instrumenteve të bankave në Maqedoni për ndihmë të zhvillimit, në kuadër të mundësive të tyre, do të bëjë hapa, që të sigurohen mjete, në formën e borxhit për “Jugohromin”, me çka do të vazhdojë projekti për ndërtimin e sistemit për pluhur, kombinati do të fillojë të punojë dhe punëtorët do të kthehen në punë dhe të marrin rroga.

Këtë e tha zv. kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në takimin e sotëm me përfaqësuesit e menaxhimit dhe organizatave sindikale të Jugohrom Alshar dhe përfaqësuesve të Sindikatës për industri, energjetik dhe miniera, informojnë pas takimi nga zyra e zv. kryeministrit.

Në takim menaxherët kanë kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria me çka për shkak problemeve financiare të pronarit, procesit i ndërtimit të sistemit për filtrimin po shkon në mënyrë “zbavitëse”.

Pronari i Jugohromit, Vasko Skenderovski pas takimit deklaroi se Qeveria do të përpiqet t’i ndihmojë për shpejtimin e ndërtimit të filtrave dhe deklaroi se për katër deri pesë muaj furrat me numër 7 dhe 8 të kombinatit do të ndërtohen filtrat dhe do të fillojë të punojë në pajtim me memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar.

Vlera e vendosjes së stacionit të filtrave është 4 milion e 170 mijë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat