Më 6 korrik në Gjykatën Penale do të dëgjohen audio inçizimet për lëndën “Titaniku 2”

Maqedonia

Më 6 korrik në Gjykatën Penale do të dëgjohen audio inçizimet për lëndën “Titaniku 2”

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:18
Ilustrim

Me procedurë dëshmuese në të cilën do të dëgjohen dy biseda telefonike, më 6 korrik do të vazhdojë seanca për lëndën “Titaniku 2”, në të cilën sot mbrojtja i dha fjalët hyrëse.

Në këtë lëndë të PSP-së të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.

Mbrojtësi i të akuzuarve Thaçi dhe Ibraimi tha se do të dëshmojnë se nuk ka pasur nxitje, gjegjësisht Thaçi nuk i ka sugjeruar Bedredinit të votojë për ankesat e OBRM-PDUKM-së, si dhe se do të dëshmojnë se zgjedhjet e njëjta për të cilat është ngritur aktakuza, nuk janë përsëritur dhe nuk është shkaktuar dëm material aq sa e tregon PSP.

Sipas ish-anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, PSP-ja me dëshmi të pavërteta arriti të bëjë konstruksion juridik. Ai në fjalën hyrëse tha se KSHZ nuk e ka tërhequr asnjë vendim në listën e kandidatëve në zgjedhjet lokale. Për të irrelevante janë të gjitha bisedat telefonike apo të kafeneve pasi që vendimin e ka sjellë në pajtim me të gjitha procedurat ligjore dhe qëndron pas tyre.

Avokati Boro Tasevski, mbrojtës i Vllatko Sojkovski, theksoi se nuk ekziston radhitje logjike të ngjarjeve për të cilat i akuzuari si anëtar i KSHZ-së nuk ka kurrfarë obligimi me veprimet për të cilat ngarkohet.

Fjalë hyrëse nuk dha as Sasho Mijallkov e as mbrojtja e tij edhe pse gjykata ia lejoi një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat