Fjala e fundit e Popovskit: Kam bashkëpunuar me Gjykatën për çdo kërkesë të saj

Maqedonia

Fjala e fundit e Popovskit: Kam bashkëpunuar me Gjykatën për çdo kërkesë të saj

Më: 22 maj 2018 Në ora: 14:33
Gjoko Popovski

I akuzuari Gjoko Popovski ka folur pas shpalljes së vendimit për dënimin e tij me nëntë vite burg, dhe me kthimin e dëmit të shkaktuar nga prokurimi i 300 veturave të MPB-së, si edhe me pagimin e harxhimeve gjyqësore.

Popovski tha se ka bashkëpunuar me gjykatë, dhe se ka respektuar çdo kërkesë të saj, duke dorëzuar pasaportën, duke u paraqitur në gjykatë çdo të mërkure, ashtu siç është kërkuar nga ai.

Ai shprehet se ka familje, një djalë, gruan të sëmurë, dhe se nuk ka menduar kurrë, nuk ka planifikuar dhe nuk e ka ndërmend që të ikë nga gjyqësia, duke e lëshuar Maqedoninë.

Të njëjtat fjalë më herët i thanë edhe dy avokat-mbrojtësit e tij. Ata pritet që të dorëzojnë ankesë ndaj këtij vendimi të Gjykatës Penale të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat