Komuna e Aerodromit ka nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me Institutin për arsim evropian

Maqedonia

Komuna e Aerodromit ka nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me Institutin për arsim evropian

Më: 22 maj 2018 Në ora: 14:31
Komuna e Aerodromit

Komuna e Aerodromit ka nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me Institutin për arsim evropian, sociokulturë dhe politika ekonomike “Evropa për Ju” Shkup.

Qëllimi është sjellja e projekteve konkrete të aktiviteteve, hulumtimeve, krijimit, zhvillimit dhe promovimit të arsimit evropiane, sociokulturë dhe politika ekonomike me çka do të përmirësohet arsimi, ekonomia, kultura dhe statusi shoqëror i qytetarëve.

“Në kuadër të bashkëpunimit do të organizohet punëtori e përbashkët, seminare, trajnime, tribuna dhe forma tjera të aktiviteteve për forcimin e kompetencave pedagogjike të arsimtarëve, nëpërmjet zhvillimit modeleve moderne interaktive të cilat do të implementohen në shkollat fillore. Në këtë mënyrë do të përmirësohet cilësia e mësimit, sipas sistemeve dhe praktikave moderne të arsimit. Një program i tillë është paraparë ndihma edhe nga reformat aktuale të procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë, me theks të veçantë të arsimit fillor, deklarojnë nga komuna e Aerodrom. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat