Ibraimi me akuza të rënda drejt PSP-së

Maqedonia

Ibraimi me akuza të rënda drejt PSP-së

Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:51
Bedredin Ibraimi

I akuzuari për krim zgjedhor Bedredin Ibraimi e akuzoi PSP në se vepron në baza politike e jo juridike por e siguroi se do të dëshmojë se ai nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm, 

Madje Ibraimi i tha gjykatës se ai ka vepruar me vetëdije të plotë dhe nuk ka bërë asgjë të paligjshme. Për Ibrahimin, edhe bisedat e përgjuara në të cilat dëgjohet të flasë me Menduh Thaçin nuk dëshmojnë asgjë, dhe janë thjeshtë muhabete kafeneshë.

“Kjo akuzë është e bazuar në fakte dhe prova të rrejshme. Këto prova të rrejshme e cenojnë legalitetin e procedurës penale. Por do të dëshmojnë edhe se akuza është ngritur pasi që kishte kaluar afati 18 mujor për 25 ditë. Bisedat e mija të përgjuara janë vetëm muhabete boshe të kafeneve. Duket qëllimi i PSP-së që të akuzojë sa më shumë politikanët dhe institucione shtetërore që të krijojë përshtypjen se shteti është rrënuar, dhe tani ata do ta shpëtojnë”, tha Ibrahimi në gjykatë, 

Për dallim prej tij, i akuzuari Menduh Thaçi nuk deshi të japë fjalë hyrëse. Ia avokatit të tij që të prezantojë modelin e mbrojtjes që do ta bëjë gjatë gjykimit. Avokati tha se do të dëshmojë se Ibrahimi dhe Thaçi nuk kanë bërë asnjë vepër penale dhe se Thaçi në asnjë mënyrë nuk e ka nxitur Bedredinin që të votojë në favor të VMRO-së. Bisedën e përgjuar avokati e quajti vetëm “ironi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat