Erste Group parasheh rritje të ekonomisë së Maqedonisë në 3%

Maqedonia

Erste Group parasheh rritje të ekonomisë së Maqedonisë në 3%

Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:09
Ilustrim

Portali ekonomik “Seenews” citon Erste Group nga Austria, të ketë thënë se rritja ekonomike e Maqedonisë pritet të lëvizë drejt 3%-shit në këtë vit.

Sipas këtij grupi, kjo do të ndodh për shkak të investimeve dhe profilit të qëndrueshëm të konsumit, pas ngecjes së vitit të kaluar.

“Llogaria e tanishme pritet të mbetet në nivel të pranueshëm, pasi që përkeqësimi i mundshëm i baraspeshës tregtare duhet të mbulohet nga rezultati i fuqishëm i remitancave dhe shërbimeve”, thonë nga Erste Group, në një hulumtim për makro-ekonominë e Maqedonisë.

Raporti thotë se edhe inflacioni ka lëvizur në drejtim pozitiv në rajon, në vitin 2017. Gjithashtu, ulja e normës së interesit nga 3,25% në 3,0%, dhe ulja e normës depozitore kanë ndikuar gjithashtu në rezultatet pozitive.

Erste Group e përmbyll me vlerësimin se Udhëzimi pozitiv i Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë shërben si besueshmëri e rëndësishme politike dhe ofrom mbështetje për qeverinë për të vazhduar me reforma ekonomike dhe institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat