Kukan: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Kukan: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Më: 21 maj 2018 Në ora: 18:52
Eduard Kukan

Pa Ballkanin Perëndimor Evropa nuk është e plotë. Kështu ka thënë eurodeputeti Eduard Kukan për “Veçernje Novosti”.

Ai ka theksuar se së pari duhet arritur marrëveshje se në çfarë drejtimi duhet të zbatohen reformat në BE  dhe më pas do të shihet nëse ato do të jenë të gatshme deri në vitin 2025.

“Pa një rajon të rëndësishëm siç është Ballkani Perëndimor, BE nuk është e plotë e as e bashkuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj miqve tanë në Ballkanin perëndimor. Nëse nga vendet kandidate kërkojmë që të plotësohen kërkesa të caktuara, atëherë edhe ne duhet t’i mbajmë premtimet tona”

Në lidhje me deklaratat e Makronit se nuk është koha për zgjerimin e BE-së, deri në momentin që BE të reformohet në themel, Kukan thotë se nuk pajtohet me këtë qëndrim.

Eduard Kukan, eurodeputet

“Qëndrimi i Makronit është vetë një nga pikëpamjet në bisedimet për të ardhmen e BE-së. Kjo është një nga idetë e tij me të cilën unë thellësisht nuk pajtohem dhe jam kundër qëndrimeve të Makronit. Gjermania për shembull ka pikëpamje tjera për reformat në eurozonën”

Megjithatë thotë Kukan, mendimi i Makronit duhet të merret parasysh, sepse Franca është vend i madh, por edhe pse e fortë, kjo është vetëm një votë në BE.

Sipas tij, Franca, Gjermania dhe Holanda çdoherë kanë qenë rig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat