Angjushev: Njëqind milion produkte bujqësore janë shitur, ndërsa për to njerëzit nuk kanë asnjë gjurmë zyrtare

Maqedonia

Angjushev: Njëqind milion produkte bujqësore janë shitur, ndërsa për to njerëzit nuk kanë asnjë gjurmë zyrtare

Më: 21 maj 2018 Në ora: 18:42
Koço Angjushev

Zv. kryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, mori pjesë në debatin me titull “Bisedat Ekonomike, Financat Publike në udhëkryq”, e organizuar në Fakultetin Ekonomik të Shkupit.

Siç informojnë nga zyra e tij, Angjushev theksoi se kjo është një temë shumë serioze që prek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht menaxhimin e fondeve buxhetore të mbledhura nga taksapaguesit.

Në fjalën e tij gjatë hapjes së debatit, zv. kryeministri theksoi disa elemente në të cilat ai sheh një mundësi për përmirësim kur është fjala për rritjen e fondeve buxhetore, si dhe mënyrën në të cilën këto fonde janë ndarë në drejtim të zhvillimit më intensiv ekonomik.

“Një nga vërejtjet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë ishte rreth nivelit të ekonomisë në hije në shtet. Është një segment që mund të përmirësohet shumë dhe në këtë mënyrë mblidhen më shumë fonde në buxhet. Si për shembull, ne mund të marrim prodhimin bujqësor, i cili sipas të dhënave zyrtare çdo vit arrin në rreth 1 miliard euro, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë të destinuara për eksport. Sipas analizave të para të bëra njëqind milion produkte bujqësore janë shitur, ndërsa për to njerëzit nuk kanë asnjë gjurmë zyrtare, kjo është një shtrembërim i sistemit ekonomik”, tha Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat