“Kathimerini” shkruan se amerikanët mbështetin emrin e propozuar për Maqedoninë

Maqedonia

“Kathimerini” shkruan se amerikanët mbështetin emrin e propozuar për Maqedoninë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:48
“Kathimerini”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Amerika e mbështet plotësisht propozimin “Republika Maqedonia Ilindenase”.

Sipas burimeve të kësaj gazete, kjo bëhet e ditur nga biseda telefonike e Kryeministrit Alexis Tsipras, me nënkryetarin amerikan, Mike Pence.

“Kathimerini” shkruan se skenari bazë është që emri të jetë “Republika Ilindenska Makedonija”, pa përkthim, por Tsipras do ta diskutojë, ndërsa opozita greke është kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat