Zaevi do ta dëgjojë aktgjykimin për lëndën “Ryshfeti”

Maqedonia

Zaevi do ta dëgjojë aktgjykimin për lëndën “Ryshfeti”

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:42
Zoran Zaev

Aktgjykimin për lëndën “Ryshfeti”, në të cilën është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev do të shqiptohet sot në Gjykatën Penale. Në seancën e kaluar për lëndën “Ryshfeti”, prokurorja Valentina Bislimovska kërkoi ndërrim të aktakuzës dhe në vend të marrjes së ryshfetit, i akuzuari të gjykohet për kërkim të ryshfetit Prokurorja për këtë vepër penale kërkoi nga Gjykata ta dënojë Zaevin, ndërsa ligji parasheh burg prej një deri pesë vite. 

Bislimovska tha se në të gjitha dëshmitë e prezantuara në debatin kryesor nuk ka dalë se i akuzuari Zoran Zaev nuk ka marrë kurrfarë përfitimi pronësor. edhe dëshmitari Ivan Nikollov ka thënë se nuk ka dhënë para dhe se Zaevi nuk ka marrë ryshfet. Prokurorja ka shtuar se Nikollov nuk ka qenë i qartë, i ka ndërruar qëndrimet dhe ka dhënë deklarata të ndryshme para Prokurorisë Publike dhe në Gjykatë.

Avokati Filip Medorski, mes tjerash, theksoi se nga dëshmitë e Prokurorisë dhe nga deklaratat e dëshmitarit Ivan Nikollov nuk rezlton se Zaevi ka kërkuar para dhe për këtë shkak ka kërkuar që i akuzuari të lirohet nga akuza. Zaevi pret aktgjykim lirues në këtë proces gjyqësor, sepse siç deklaroi, bëhet fjalë për rast të montuar me qëllim që të parandalohet t’i publikojë “bisedimet e përgjuara”. 

Kryeministri Zaev akuzohet se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove nga biznesmen i Strumicës Ivan Nikollov Saçevalliev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat